Një tjetër gjyqtar i mirënjohur ndërkombëtar ka njoftuar tërheqjen nga arbitrimi. Bëhet fjalë për Anthony Taylor i ka dhënë fund karrierës në arbitrimin elitar, duke mbyllur një rrugëtim prej mbi 20 vitesh dhe 831 ndeshjesh të drejtuara. 47-vjeçari e arbitroi sfidën e fundit në Kupën e Botës, mes Portugalisë dhe Spanjës.
Gjatë karrierës së tij, Taylor drejtoi 432 ndeshje në Premier League, finalet më të rëndësishme të futbollit anglez, si edhe dy Kupa Bote, dy Kampionate Europiane dhe disa finale të kompeticioneve madhore të UEFA-s.
Në mesazhin e lamtumirës, ai falënderoi familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen ndër vite, ndërsa Howard Webb e cilësoi Taylor si një nga arbitrat më të mirë që ka nxjerrë futbolli anglez.
