Pas kualifikimit të suksesshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League, Dinamo City do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të këtij raundi, ku do të përballet ndaj ekipit slloven të Aluminij.

Kryeqytetasit do ta luajnë takimin e parë në transfertë, në Slloveni, me sfidën që do të nisë në orën 20:00. Dinamo City synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Astanës në raundin e parë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive edhe në fazën e dytë të kompeticionit, me objektivin për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb