Tekniku i Egnatias, Nevil Dede doli në konferencë para sfidës së Champions ndaj Celjes.
“Jam i lumtur që i kemi të gjithë lojtarët tanë të gatshëm, duke filluar nga kapiteni Xhemajli dhe gjithë të tjerët, psikologjikisht jemi gati. Dajsinani është rikthyer më i fortë se kurrë. Kemi besim në forcat tona, ajo që është më e rëndësishme te ne është fryma e grupit, janë djemë që lodhen çdo ditë në stërvitje dhe sakrifikojnë për njëri tjetrin. Kemi një mendim të qartë në mendjen tonë, që ne mundemi të bëjmë gjëra të mëdha”.
“Kundërshtari nuk ka nevojë për shumë koment, ka dalë në 16 më të mirat e Europës në sezonin e kaluar në Conference League. Është një klub që mer pjesë rregullisht në kompeticionet europiane. Janë kampionë të Sllovenisë, në renditje janë më mirë se ne, por kjo nuk do të thotë asgjë, vetëm kaq. Patjetër që i respektojmë për aq sa ata e meritojnë, por mbi të gjitha kemi respekt për veten dhe për forcën tonë reale”.
