Ka shkuar në dy numri i viktimave, pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në rrëthrrotullimin e Saukut.

Burime nga spitali i Traumës, konfirmojnë për gazetaren e “News24”, Kristina Belba se ka ndërruar jetë te Trauma personi i dytë që ndodhej në betoniere. Nga informacionet rezulton se është shtetas i huaj.

Ndërkohë një tjetër person, 28 vjeç u plagos nga aksidenti. Një betoniere, u përplas me një makinë dhe më pas ka çarë barrierat dhe ka rënë në autostradë sipër një automjeti tjetër.

Aksidenti rezultoi fatal, duke çuar në 2 nurmin e viktimave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb