Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga policia, duke u përpjekur të heqin një prej gardheve metalike.
Situata ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ruajtur perimetrin e sigurisë.
Protesta vijon nën masa të forta sigurie, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kanë hedhur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.
