Tensionet kanë vijuar gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me kordonin e sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit.
Gjatë tubimit, një qytetar është shoqëruar nga efektivët e policisë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ndërhyrjes.
Protestuesit kanë rrethuar godinën e Parlamentit, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së, ndërsa zona përreth Kuvendit është blinduar me barriera metalike dhe perimetër të zgjeruar sigurie.
