Në një kohë kur para Kuvendit po mbahet një protestë qytetare, ku kërkohet dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë së tij, deputetët e Republikës së Shqipërisë zgjodhën mos të përballeshin me qytetarët. Ata hynë në Kuvend nga hyrje alternative. Por brenda sallës, secila prej palëve nuk nguroi që të tregonte se kishin shkuar të parët në sallë, dhe se nuk kishin frikë nga vezët e protestuesve.

Duke u ndalur te kjo çështje, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi që të hapen kamerat e Kuvendit për të parë se cilët deputetë kanë mbërritur të parët në sallë. Balla ironizoi opozitën, ndërsa shtoi se protestuesit shkulin flokët për të

“A të hapim pak kamerat e Kuvendit, se kush erdhën të parët. Ju të dashur ju do shumë protesta. Juve ju duan shumë dhe shkulin flokët për ju. Juve u djeg barku për ta, por mirë ata çfarë kanë me kryetarin tuaj?! Në të gjithë botën ka protesta. Bëhen protesta kundër qeverive. Janë të mirëpritura dhe ne e kemi bërë diferencën tonë mes sorrave dhe flamengove. Ju erdhi inat se nuk e kishit fotografinë te vallja, se desh thashë hallva.”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: