Trajneri i NK Aluminij, Arsic dha mendimin e tij para takimit ndaj Dinamos në Conference League.
“I kemi analizuar në ndeshjet që kanë bërë kundër Astana-s pasi kampionati i tyre ende nuk ka nisur. Edhe në ato ndeshje nuk kishim shumë mundësi që të kuptonim shumë gjëra pasi në momentin që Astana mbeti me një lojtar më pak u luajt në një ndeshje tjetër”, analizoi Jura Arsić.
Mes të tjerash trajneri i ekipit nga Kidričevo evidentoi dy lojtarët kryesorë të ekipit të Dinamos si dhe pohoi se loja e skuadrës shqiptare ishte fluide dhe se varej shumë nga mënyra se si nisnin aksionet qendërmbrojtësit. “Do të na duhet shumë punë për të bërë që të mbajnë nën kontroll Bruno Ditën dhe Hekuran Berishën”.
