Një peticion i iniciuar në platformat digjitale po kërkon nga FIFA që të përsërisë finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës.
Siç raporton gazeta spanjolle El Mundo, disa tifozë argjentinas kanë mbetur të pakënaqur nga arbitrimi i sllovenit Vincic, në humbjen 1-0.
Peticioni është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e mijëra tifozëve, të cilët kërkojnë që organi më i lartë i futbollit botëror të analizojë edhe një herë disa nga episodet e finales.
Deri më tani, nisma ka mbledhur mbi 61.500 nënshkrime, ndërsa numri vijon të rritet. Megjithatë, peticionet online nuk kanë fuqi detyruese për FIFA-n dhe përsëritja e finales duket diçka e pamundur,
