Mario Mitaj pëlqehet nga klubi i Xhenoas në Seria A. Pengesa e vetme që raportohet është shifra e kërkuar nga Al Itihad, pasi konsiderohet e lartë.

22-vjeçari kaloi sezonin më të vështirë në karrierë. Shkak u bë problemi me aktivizimin në Arabinë Saudite, ndërsa nuk konsiderohej një nga lojtarët e huaj të preferuar për të luajtur.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, regjistroi rreth 3000 minuta në katër kompeticione të ndryshme. Xhenoa ndërkohë nuk ka nisur negociatat për transferimin e mbrojtësit të majtë, pasi vetëm kërkoi informacion.

Kujtojmë se Al Itihad ka shpenzuar rreth 5 milionë euro për lojtarin e Kombëtares shqiptare. Kontrata e tij përfundon pas dy sezonesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb