Janë liruar 21 nga 23 personat e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit.

Sipas informacioneve, nga 23 të shoqëruarit, vetëm dy persona janë arrestuar, ndërsa 21 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.

Protestuesit u shoqëruan gjatë ndërhyrjes së policisë në tubimin e djeshëm para Kuvendit, ku pati përplasje dhe tensione. Ndërkohë, për dy të arrestuarit vijojnë procedurat ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb