Kryeministri Edi Rama, në atë që e quajti një reflektim në lidhje me atë që po ndodh prej rreth 2 muajsh në Shqipëri, ku shqiptarët janë ngritur për të kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë, u shpreh se shqiptarët nuk mund të kënaqen dot më me një shkollë apo lulishte tëre.

Ai është shprehur se duhet që mazhoranca të ndryshojë në mënyrë që qytetarët të mos duhet të përballen më me spitale që kanë radhë dhe situatë të shëndetësi që nuk është aspak normale për një shtet demokratik.

“Epoka e mbyllur është ajo e mungesave, kur një shkollë apo lulishte e re pritej me duartrokitje. Në epokën e mungesave shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë, e i gëzohen çdo ndryshimi, toleranca ndaj gjërave që mungojnë është më e madhe. Deviza e kësaj epoke është “Ka edhe më keq”.

Epoka e hapur është ajo e pritshmërive kur arritjet janë standard jo fitore. Deviza e kësaj epoke është “Ka edhe më mirë”.

Për 100 e kusur vjet nuk ishte gjykuar apo hetuar një zyrtar i vetëm i lartë. Korrupsioni ishte pranuar nga të gjithë si të ishte fataliteti i një fatkeqësie kronike natyrore. Kur njerëzit e mbështesnin me të dy duart reformën në drejtësi, nuk besonin se do të shihnin një zyrtar të lartë në qeli.

Një gjyshe 80 e ca vjeçare doli në protestë sepse sa herë duhet të shkonte në poliklinikë p[ër një vizitë ngrihej pa zbardhur dita të zinte radhën, sepse mjeku shkonte në punë vonë dhe rrinte vetëm 2-3 orë. Duhet të ndryshojmë që halli i saj të qahet dhe përvoja e saj të ndryshojë dhe të kuptojë që shteti nuk mbarojë në terbiatin e mbrapshtë të një mjeku”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb