Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si Partia Socialiste ka komunikuar me qytetarët, duke pranuar se shumë prej mesazheve të mazhorancës janë perceptuar si arrogante.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se fitorja me 83 mandate është njëkohësisht bekim dhe mallkim.

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim spes efitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve.

U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati. Mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme, arroganca e njerëzve pa gjak që u flasin si të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës, dhe këtu nuk po flas për ata që kërkojnë para. ”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb