Jasir Asani do të rikthehet tek Esteghlal. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se palët kanë arritur marrëveshjen, që Asani të luajë sërish në Iran,
Disa ditë më parë u raportua për prishjen e kontratës nga ana e Asanit. Ndërkohë situata ka ndryshuar dhe sulmuesi i Kombëtares do t’i bashkohet Esteghlalit.
Rreth 850 mijë euro u paguan në verën e kaluar, për transferimin nga Guangju. Asani ndërkohë shënoi 13 gola, ndërsa regjistroi 29 paraqitje.
Me Esteghlal qëndroi besnik gjatë një periudhe mjaft të vështirë. Asani nuk luante prej fundit të muajit shkurt, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ndaloi aktivitetet në Iran.
