Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid festoi golin e tij të 71-të përballë Inter në Champions. Falë këtij finalizimi, “gjeli” francez futet në “top5” të këtij kompeticioni si golashënuesi më i mirë në histori.

Ndërkohë, vijon me ritme të frikshme edhe Erling Haaland. Biondi norvegjez realizoi një “dopjetë” përballë Portos. Në ndeshjen e tij të 59-të në Champions, Haaland kap kuotën e 59 golave, me një mesatare të frikshme, 1 gol për çdo ndeshje.

Me këtë mesatare, Haaland vendos një rekord të ri në Champions, askush më parë nuk ka bërë më mirë se sa Haaland.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb