Aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj para Kryeministrisë renditi dhe një herë 5 kërkesat e protestuesve ku qëllimi është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe të gjithë qeverisë.
“Jemi në ditën e 55 të protestës më të bukur që ka parë Tirana, Shqipëria dhe gjithë shoqëria. Në respekt të diversitetit ne nuk përfaqësojmë bindjet dhe prejardhjet tona, jemi vetëm shqiptarë të mllefosur ndaj një regjimi që na ka varfëruar dhe na ka shkelur.
Do të doja që çdo thirrje të jetë për revoltën që na përbashkon. Rama aktorii një orë se sheshi ishte pasqyra ku ai duhet të shohë veten. Ky shesh është pasqyrë e shoqërisë shqiptare e cila pa se nuk është e gjitha hajdute dhe kriminele.
Jemi këtu si çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të gjithë qeverisë.
Së dyti kryeministri Rama gënjeu kur tha se ka arritur përafrimin e legjislacionit europian, ndaj anuloje ligjin
Rama gënjeu kur tha se paketa e maleve do të jetë shpëtim për ata që jetojnë atje.
Gjithashtu për 55 ditë kemi kërkuar shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë që I bën kllounët e oborrit investitorë që na marrin malet dhe detin.
Rama dhe kushdo do ta dijë se asnjë modifikim ministri nuk na largon, kërkojmë qeveri teknike vjeçare që na çon në zgjedhje të pakapura nga krimi dhe oligakia.
Kërkojmë një qeveri të re me një kontratë të re ku shteti nuk është në dorën e oligarkisë, por të qytetarit”, tha ajo.
