Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën, ndërsa i cilësoi ato një grup sorrash të kategorisë së dytë.
Ai foli dhe për synimet me mandatin e 4.
“Ne kemi vetëm një aleat për të ndërtuar shumë me detyrim me ta. Beteja nuk është mes qeverisë dhe qytetarit që kërkon më shumë. Atyre që i patë dhe dje që u grumbulluan si grup i vogël sorrash në foltoren e Kuvendit. Bulevardi i Flamingove në bulevard dhe sorrat i kanë lënë si grup sorrash të kategorisë së dytë. Ky është momenti kur të kthehet protesta në një kthesë pjekurie. Shqipërisë nuk i duhen qytetarë që na besojnë me sy mbyllur, por të na shohin me sy hapur. Pyetjes; ku jam unë në rrugën e zhvillimin, do ta kërkojmë me kohën bashkë me njerëzit, te Besa. Ju kam dëgjuar, flamingot nuk i mban në lagunë gardhi dhe dekreti, i mban vetëm uji qetë. Kështu është edhe besimi i një populli, largohet kur trazohet uji dhe nuk kthehet me thirrje por vetë kur gjen ujin miqësor.
Në mandatin e 4 duhet të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet, ujin e trazuar të besimit e ta bëjmë me empati dhe flamengot do të kthehet, Rilindja 2.0 është emri që i vumë ciklit të ri politik dhe “Besa” është metoda për ta kthyer ciklin në një përvojë për qytetarët e Shqipërisë.”, tha ai.
