Pedagogu Ilir Kaso ka ironizuar investimet e qeverisë Rama në zonat e mbrojtura dhe ka zgjedhur të protestojë i veshur me kostum popullor duke rikrijuar pamjet e shpërndara nga qeveria në Banjat e Bënjës në Përmet pas betonizimit aty dhe dëmtimit të vaskave të ujërva termalë.

Ai iu drejtua me një letër edhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Më bëhet qejfi që rezistoni dhe që i tregojmë Shqipërise dhe botës që nuk dorëzoheni.
Jam Ilir Kaso, predagog në Universitetin e Arteve, por nuk jam këtu për të folur për hallet e mia, por për natyrën, për atë për të cilën ne e nisëm dhe bota na dha vëmendjen. Kemi dëgjuar prej 55 ditësh hallet e popullit që janë të shumta, por gjithçka nis nga natyra. Po iu lexoj një letër që i kam shkruar Ministrisë se Mjedisit, sepse gjuha është ajo që na mban dhe duhet të tregojmë se jemi kreativë dhe të bashkuar.

Kisha besuar se natyra ishte vepër e përfunduar dhe besoja se kishte nevojë vetëm për kujdes. Nga vizita e fundit në Langaricë kuptova se natyra kërkonte korrigjim”, tha ai dhe lexoi gjerësisht letrën. Fjalimi i tij u kontestua nga të pranishmit dhe u kërkua një sqarim se nuk ishte fjalim pro qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb