Një nga aktivistët në protestë deklaroi se ata nuk e njohin dokumentin e besës të nënshkruar nga Edi Rama pasi besa vdiq në Zvërnec kur krimi i rojeve provate ndaj qytetarit u mbulua nga policia.
Ai po ashtu dënoi edhe sulmin dhe retorikën e Ramës ndaj nënë Files, e cila u bë e njohur pasi u lëndua nga piperi që policia hodhi në drejtim të saj dhe të birit 19-vjeçar me autizëm. Ai tha se shqiptarët u bënë bashkë dhe mblodhën 150 mijë euro për të si nëj dhuratë të përjetshme.
“Rama na foli sot për besë, besa jote u godit kur një shqiptar tërhoqi zvarrë një qytetar bë Zvërnec, u plagos kur drejtori i poicisë tha se ai u fut ne dhunë, besa jote vdiq kur ti godite një nënë. Besa jote ka marrë fund dhe besa e shqiptarëve ka treguar një solidaritet të paparë, sot nënës File i bënë një dhuratë të përjetshme, me lekët e djersës së ballit dhe jo të krimit dhe mblodhëm 150 mijë euro.
E ardhmja e saj ishte në duart tona dhe ne do ta mbajmë në pëllëmbë të dorës sikur të ishte nëna jnë. Ndaj të gjithë pensionistëve u themi ejani në protestë sepse do t’ju mbajmë. Edi Ramës iu deshën 55 ditë të reflektonte, ti ke guximin të tallesh me popullin sovran?
Jo vetëm që nuk na ofendon dot, por as nuk na ble dot, ndaj plotëso kërkesën e parë dhe jep dorëheqjen.
Çfarëdolloj dokumenti të nënshkruash dhe çfarëdo pazari të bësh nuk është legjitim nëse nuk pyetemi ne. Ne duam dorëheqje”, tha ai.
