Fjalimi i kryeministrit Edi Rama sot gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe qeverisë, i cili ironizoi dhe sulmoi protestuesit, duket se kanë prodhuar efektin e kundërt prej asaj që ai priste.
Gjatë fjalimit të tij ku herë i quajti qytetarët ‘korba’ dhe herë ‘sorra’, apo të infiltruar dhe në shërbim të interesave të huaja, ka rritur entuziazmin dhe energjinë në shesh. Protestuesit kanë shtuar thirrjet dhe presionin për dorëheqjen e kryeministrit poshtë zyrës së tij, aty ku mblidhen tanimë çdo natë.
Protesta e 55-të radhazi për dorëheqjen e Edi Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik u karakterizua nga pjesëmarrje aktive, parulla dhe mesazhe të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit.
