Një tjetër protestues në tubimin e 56-të kundër kryeministrit Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke deklaruar se pushteti nuk mund të trajtohet si pronë personale.
Në fjalën e tij para protestuesve, ai u shpreh se Shqipëria i përket qytetarëve dhe se drejtuesit politikë duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.
“Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale. Pushteti nuk është pronë e jotja. Merr përgjegjësi politike dhe jep dorëheqje. Demokracia forcohet kur respektohet vullneti i qytetarëve. Shqipëria meriton më shumë është më e madhe se çdo pushtet dhe çdo individ”, u shpreh një tjetër protestues në revoltën e 56 kundër Kryeministrit.
Ai theksoi se demokracia forcohet përmes respektimit të vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se vendi ka nevojë për një qasje të re politike.
