Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj teksa ka mbajtur një deklaratë për mediat para Komisariatit Nr.1 ka dënuar edhe një herë shoqërimin dhe mbajtjen mbi 5 orë të protestuesve në këto ambiente.
Ajo tha se për rastet do të ndiqet rruga institucionale dhe do të zbardhet çdo rast.
“Nuk duhet të mbahen në limitin e pesë orarshit…. Ne kemi ngritur zërin. Do të zbardhim çështjet, më vjen mirë që u liruan.
Do të ndjekim rrugën institucionale për të gjithë”, tha ajo.
