Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në procedurat e tenderave, në një çështje që lidhet me një kontratë me vlerë 1 milion euro.
Të dënuarit janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini. Sipas vendimit të GJKKO-së, zyrtarët u gjetën fajtorë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, ndërsa dënimet për secilin prej tyre u shpallën nga trupa gjykuese.
Sipas vendimit të gjykatës, Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko) dhe Roklejd Malko janë dënuar me nga 120 orë punë në interes publik. Ndërkohë, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini janë dënuar me 16 muaj liri me kusht. Përveç këtij dënimi, gjykata u ka hequr atyre edhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Vendimi i GJKKO-së:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera, me vendimin nr. 62, datë 28.07.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjan F. Spaho, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dorjan F. Spaho, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhen ë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Dorjan F. Spaho, duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
Urdhërohet i pandehuri Dorjan F. Spaho, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Sara F. Xhepa, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Sara F. Xhepa, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurës Sara F. Xhepa duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që e dënuara të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
Urdhërohet e pandehura Sara F. Xhepa, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 12. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurës apo detyrimet e saj familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Roklejd Y. Malko, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Roklejd Y. Malko, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Roklejd Y. Malko duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
Urdhërohet i pandehuri Roklejd Y. Malko të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos H. Veliu, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatos Hekuran Veliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Fatos H. Veliu, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Fatos H. Veliu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr.23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale.
Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 28.07.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
