Aktivisti Qani Shino në foltoren para Kuvendit deklaroi se edhe pse Rama mburret se ka 800 mijë votues, një pjesë prej tyre që janë të moshuarit janë kundër tij dhe kanë dalë në shesh. Ai tha se ende nuk kanë ujë dhe se detyra e Ramës është t’i përgjigjet gjithë popullit.
“Ai thotë se mosha e tretë i ka dhënë votën, por ata që ia dhanë janë kundra zullumqarit dhe janë në protestë. Që të mburret me 80 mijë vota është zullumqar dhe s’mund të qeverisë sepse Ka 13 vjet në qeveri dhe 8 në bashki e ne e kemi ujin me pikatore.
Shqipëria nuk është 80 mijë banorë, duhet t’i përgjigjesh të gjithë popullit sepse taksa paguajmë të gjithë. Je kryeministër që premton dhe nuk bën asgjë, sepse s’të dëgjon më as administrata.
Patronazhistët thonë se jemi pak, por po i themi se protesta është e madhe. Jep dorëheqjen sa më parë sepse në shtator të vjen uragani, jepe dorëheqjen që të mos ikësh me turp”.
