Një ngjarje tragjike ka tronditur shtetin e Oklahomës në SHBA, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj vetëm pak ditë pasi e kishte denoncuar publikisht në TikTok për akuza të rënda të abuzimit seksual.

Sara Gilson u gjet e pajetë në banesën e saj në Owasso, Oklahoma, më 23 korrik. Sipas hetuesve, bashkëshorti i saj e qëlloi për vdekje përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Rreth një javë e gjysmë para tragjedisë, Gilson publikoi një video në TikTok, e cila u bë virale dhe ka grumbulluar afro 30 milionë shikime. Në video, ajo shprehej se kishte zbuluar se burri, nga i cili ishte në proces ndarjeje, ishte pedofil.

Sipas informacioneve të bëra publike, ai ishte akuzuar më herët për abuzim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare.

Pak para vrasjes, Sara Gilson kishte siguruar edhe një urdhër mbrojtës nga gjykata, i cili e ndalonte bashkëshortin t’i afrohej ose të kishte kontakt me të.

Autoritetet amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e dhunës në familje dhe rëndësia e mbrojtjes së viktimave që denoncojnë abuzimet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb