Më 3 gusht(e hënë), Egnatia do të mësojë kundërshtarin e “play off” në Europë. Si në rastin nëse luan në “play off” të Ligës së Europës, por edhe në rastin nëse përfundon në Ligën e Konferencës.
Egnatia tashmë e di, nëse në short do të jetë si skuadër favorite apo jo. Nëse Egnatia do të eliminojë Shamrok Rovers, atëherë në “play off” të Ligës së Europës do të jetë në vazon e favoritëve. Ky është edhe lajmi i madh për kampionët e Shqipërisë.
Sa i përket Ligës së Konferencës, do të jetë e kundërta. Nëse Egnatia mposhtet nga Shamrok Rovers, atëherë në Ligën e Konferencës do të vendoset në vazon e jofavoritëve.
Egnatia i ka të gjitha mundësitë që të marrë pjesë në grupet e Europës. Vetëm fati, penalltitë, e eliminuan nga turi i dytë i Ligës së Kampioneve përballë Çeljes.
