Një i moshuar pjesëmarrës në protestën e sotme që ka nisur nga sheshi “Skënderbej” ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se ka dalë në protestë për shumë arsye dhe akuzoi kryeministrin se ka ndikuar në largimin e shqiptarëve dhe boshatisjen e zonave rurale.
“Dal në protestë për shumë gjëra. Të keqen që i ka bërë vendit ky person, nuk ia ka bërë as pushtuesi”, u shpreh ai. Sipas tij, politikat e ndjekura ndër vite kanë sjellë shpopullimin e fshatrave dhe largimin e shumë shqiptarëve jashtë vendit.
“Ai nuk e di sa shqiptarë kanë ikur nga fshati, i ka shpopulluar. Nuk ka lënë njeri pa bullizuar”, deklaroi qytetari. Në fund, ai e akuzoi qeverinë për përkeqësimin e situatës në vend, duke u shprehur: “Ai e shkatërroi këtë vend”.
