Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjencën Artificiale dhe dëmet që ajo sjell sot në jetën tonë dhe siguritë e vendeve dhe qytetarëve.
Ndërkohë ajo që vihet re është se ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalimin, salla ishte thuajse bosh.
Edhe kryeministri në momentin e fundit që përfundoi fjalimin, u shpreh: Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë dhe shpresa që kam është e vetmja ku mbështetem.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Sot në Europë po vrapojmë si të marrë për të hedhur para që nuk i kemi për të mbrojtur tokat dhe qiejt për një luftë të mundshme. Në shekujt ku jetojmë duhet që kjo të nënkuptojë aftësinë e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet ku qytetarët formojnë opinionin e keq ndryshe siguria është veç iluzion. Sot liria e fjalës cënohet nga përdorimi si armë i lirisë së shpërndarjes.
Fjala i përket qenies njerëzore por shpërndarja mund të blihet dhe vendoset aty ku duan.
Kur një gënjeshtër shumëfishohet miliona herë e vërteta varroset.
Liria e fjalës mund të pësojë disfatë pa fshirë edhe asnjë postim.
Të mbrosh demokracinë nënkupton të shpërfaqësh fuqi të fshehura që duna të kontrollojnë atë që do të shohin qytetaret.
Nuk është zgjidhje kufizimi apo ndalimi i AI. Nuk mund të rregullojmë veten tonë deri në pafuqi. Nuk duhet të ndalemi por të përshpejtojmë thotë Trump.
Përgjigja nuk është dorëzimi teknologjik por inteligjencë më e mirë në duart e atyre që mbajnë përgjegjësi.
Gënjeshtrat dhe algoritmet nuk kanë nevojë për pasaporta dhe kufij. Nuk është garë mes njerëzve dhe makinave.
Ne si Shqipëri kemi zgjedhur jo dorëzimin por përshpejtimin.
Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë dhe shpresa që kam është e vetmja ku mbështetem.
