Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon përgjatë stadiumit “Selman Stermasi”, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë.
“Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 61-të, vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
