Ish-luftëtari i UÇK-së Meçan Zotaj, i cili që nga dita e parë e revoltës ka protestuar në shesh, nga tubimi para Kryeministrisë, qe ka hyrë në ditën 62-të, ka bërë thirrje për mobilizim kundër qeverisë dhe kundër ndryshimeve të propozuara për pushtetin vendor. Ai u bëri apel banorëve të bashkive të vogla që të reagojnë ndaj reformës territoriale, duke përmendur disa zona si Libohova dhe Maliqi.

“Edhe në fund, polici u ngrit kundër Ramës. Libohova, Maliqi, të gjitha bashkitë e vogla, të ngrihen në protestë”, u shpreh aktivisti.

Sipas tij, reduktimi i pushtetit vendor dhe centralizimi i vendimmarrjes po i largojnë qytetarët nga shpresa për të ndërtuar jetën në vend.

“Më në fund, Policani u ngrit kundër Ramës. Libohova, Maliqi, të gjitha bashkitë e vogla të ngrihen në protesta. Ai ka filluar të mbledhë gjykatat, të zvogëlojë komunat e bashkitë, që qytetari të mos shohë shpresë, por të shohë si mundësi emigrimin. Ata mbollën në zemrat e shqiptarëve se emigrimi është shpëtim.

Rama gjenocidial me qeverinë e tij duan që të spastrojnë shqiptarët. Me njerëz anë e mbanë botës. Ne respektojmë nacionalitetet që vijnë si vizitorë, por s’do të respektojmë një qeveri që nuk respekton qytetarët e vet. Shqiptarë, socialistë, çohuni. Mos qëndroni në një parti që lufton për pastrimin e Shqipërisë. Çohuni, kapini dhe digjini ato libreza (tesera partie), se jetoni dhe pa ato. Dinjiteti nuk varet nga Edi Rama dhe nga një teserë që ju mban lidhur. Hajdeni në shesh me ne, që t’i themi boll Tiranisë.”, tha ai.

Aktivisti akuzoi qeverinë për politika që, sipas tij, po nxisin largimin e shqiptarëve dhe u bëri thirrje qytetarëve, përfshirë mbështetësit e Partisë Socialiste, që të reagojnë. Në fund, ai ftoi qytetarët që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se qëllimi është kërkesa për ndryshim politik dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: