Një qytetar ka marrë fjalën gjatë protestës para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e 62-të, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe ndryshim politik.
Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke deklaruar se, sipas tij, qeveria nuk ka përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.
“Ky shesh nuk ta pranon besën, se nuk e ke zbatuar detyrën me Shqipërinë. Zbato pikën e parë të kërkesës, jep dorëheqjen”, u shpreh qytetari.
Më tej, ai u bëri apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.
“I bëj thirrje qytetarëve që rrezikojnë të shuhen, të vijnë këtu në shesh, të ngrenë zërin dhe t’i bashkohen kësaj proteste, kësaj historie”, tha ai.
