Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve, duke e cilësuar situatën si një tjetër goditje për qytetarët dhe bizneset, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardeli thotë se çmimi i naftës ka arritur në 214 lekë për litër, ndërsa akuzoi qeverinë se po rëndon edhe më shumë barrën ekonomike mbi shqiptarët.
Sipas saj, qytetarët po përballen jo vetëm me trafikun e rënduar të sezonit, por edhe me kostot e larta të udhëtimit, duke përmendur tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe rritjen e çmimit të karburantit.
View this post on Instagram
Reagimi i deputetes së PD-së, Greta Bardeli:
Shikoni pak sa është rritur çmimi i karburantit. 214 lekë, ose e thënë ndryshe 2140 lekë për litër. Kjo periudha e verës për ne që jetojmë në zonat e veriut, por jo vetëm, edhe emigrantët, edhe shqiptarët e Kosovës të cilët duan për me ardhë dhe me frekuentu zonat bregdetare këtej nga ne, është kthyer tashmë në një makth të vërtetë. Është kthyer në një kalvar vuajtjesh.
Përveç trafikut të dendur që ne çdo vit përballemi, përveç asaj faturës 2500 lekë atje te trari që paguajmë, duhet të përballemi sot edhe me një realitet tjetër të hidhur.
Kemi në treg çmimin e dizelit super të rritur me 2140 lekë. Një tjetër zhvatje e kësaj qeverie. Dhe ai bordi i famshëm, i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve, duhet të marrë masa emergjente dhe të ndërhyjë në zbutjen e këtij çmimi ashtu siç po bën edhe vetë Europa.
Shqiptarët nuk munden më me u përball me këtë realitet të hidhur ekonomik i cili po rëndon çdo ditë e më tepër në xhepat e tyre.
