Një nga aktivistët në protestë ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë për decentralizim pasi pushteti është përqendruar në pak duar.
“Përveç protestës në Tiranë, këto ditë janë mbajtur edhe protesta në qytete sepse kjo bashki kërkon të shkrijë një sërë bashkish të vogla. Sot ishim në Belsh për t’I mbështetur. Sot iu bëj thirrje të gjthëve që sot duhet të jemi për decentralizim sepse autokratët të lidhur me krimin po mbajnë pushtetin në duart e tyre”, tha ai.
