Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë, ku shtatë persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas Policisë së Kosovës, në ngjarje janë përfshirë tre automjete. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në vendin e aksidentit dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në të njëjtën autostradë janë raportuar edhe dy aksidente të tjera, të ndodhura në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: