Në Patos qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor protestuan përpara godinës së bashkisë, duke kundërshtuar propozimin për t’u shkrirë me Bashkinë Fier.
Protestuesit vlerësuan edhe qëndrimin e kryebashkiakut Fation Duro, i cili kundërshtoi nismën.
Ai ka argumentuar se Bashkia Patos renditet si bashkia e 10-të në rang vendi në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive dhe se ka efikasitetin më të lartë ndër bashkitë e qarkut Fier.
