Një qytetar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e 65-të, u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të çuar, sipas tij, kryeministrin Edi Rama para drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij, ai komentoi edhe arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, duke ngritur pikëpyetje se si, sipas tij, një person i shpallur në kërkim ka mundur të jetojë dhe të zotërojë pasuri në një shtet europian.
“Ju përshëndes. Jeni qëndrestarët më të fortë. Si ka mundësi që Ermal Beqiri, ky kriminel, shkon në Francë dhe blen apartamente e avion privat, ndërsa nuk kapet as nga policia franceze dhe as nga ajo shqiptare? Si ka mundësi? Zgjohuni nga gjumi që t’i kapim këta kriminelë dhe t’i fusim në burg. Nuk kemi pasur liri dhe demokraci prej 36 vitesh. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, socialistë e demokratë, të vijnë në shesh dhe ta dorëzojmë Ramën para drejtësisë. Të bëhemi bashkë”, u shpreh ai.
