Vllaznia përforcon mbrojtjen me një lojtar që e njeh mirë kampionatin tonë, François Andre Dulysse, i cili më parë ka qenë pjesë e Egnatias, ku është shpallur kampion. Mbrojtësi nga Haiti ka nënshkruar me klubin shkodran dhe ka bërë prezantimin me ngjyrat kuqeblu.

“François André Dulysse është kuqeblu! Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri me kontratë 1+1. Mbrojtësi François André Dulysse do të veshë fanellën kuqeblu, duke sjellë cilësi, forcë dhe eksperiencë në repartin difensiv të skuadrës sonë. I urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të Vllaznisë dhe shumë suksese me fanellën që mban peshën e historisë dhe krenarinë e Shkodrës”, – shkruan klubi në faqen e vet zyrtare.

Shkodranët kanë bërë shumë ndryshime në skuadër këtë verë. Ata kanë afruar kryesisht lojtarë që kanë luajtur me skuadra të ndryshme në futbollin tonë. Një ditë më parë u zyrtarizua Mehmeti që vjen nga Partizani, ndërkohë që me Vllazninë kanë firmosur edhe Musta i Elbasanit apo Kobiljar i Tiranës e të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: