Aktivisti Edison Lika në protestën e 66 kundër Edi Ramës u shpreh se shqiptarët i kanë dhënë një leksion qytetarie e demokracie vendin për 66 ditë me radhë.
Gjithashtu theksoi se nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e Ramës.
“Vijojmë ditën e 66 të rezistencës së shqiptarëve kundrejt autokracisë së Edi Ramës. Për 66 ditë i keni dhënë kësaj shoqërie një leksion qytetarie e demokracie. Përderisa kërkojmë revolucion nuk duhet të harrojmë se revolucioni është bërë. Kush do ta mendonte para 66 ditësh se shqiptarët do të dilnin në Bulevard do kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe nuk do largoheshin nga Bulevardi.
Propozimi për reformë të re administrative do ishte kaluar pa u vënë re, por fakti se protesta ka qenë në shesh i ka hapur probleme serioze. Ia ka prishur pushimet këtë verë. Në të gjitha qytetet ku ka propozuar që bashkive t’u vihet kyçi, ka pasur protesta kundër këtij vendimi. Por përse pikërisht tani? Sepse duan që pushteti lokal të grumbullohen gjithnjë e në më pak duar”, tha ai.
