Ka përfunduar në barazimin 1-1 derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, i vlefshëm në kuadër të miqësores, për përgatitjet e sezonit të ri në Serie A.

Pas përfundimit të pjesës së parë me rrjetat e paprekura, golat vijnë në të dytën, ku fillimisht ishte, Dimarco që shënoi të parin për zikaltrit pas një pasimi perfekt të dhënë nga Barella.

Kuqezinjtë në anën tjetër nuk dorëzohen dhe shtojnë përpjekjet drejt golit. Në minutën e 84-të, një ndërhyrje e parregullt në zonën e rreptësisë tek Interi dhe penallti për Milanin. Nga pika e bardhë tregohet i saktë Nkunku.

Në këtë përballje, debutoi për herë të parë blerja më e shtrenjtë e klubit, Goncalo Ramos, ndërsa pati minuta dhe për Modric dhe shqiptarin Jashari.

Një takim që vlejti më shumë në sensin e vëzhgimit të lojtarëve, për të “ndezur motorët” për sezonin që po vjen në kampionatin italian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb