Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në protestën e 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojë tubimi i sotëm.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave politike, ndërsa gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar protesta të përditshme në Sheshin “Skënderbej”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: