Një emigrant shqiptar, i ardhur nga Italia, iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku deklaroi se këtë verë ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në shesh, në shenjë proteste kundër qeverisë.
Ai tha se jeton prej 32 vitesh në Itali, por ndihet i lidhur me vendlindjen dhe ka ardhur për të mbështetur protestën.
“Kam ardhur nga Italia. Pushimet do t’i kaloj në këtë shesh. Rama ka ngrënë në besë shqiptarët. Shqiptarët janë të besës, lindin shqip dhe vdesin të tillë”, u shpreh ai.
Duke kujtuar një episod në zonën e Rrjollit, emigranti tregoi se kishte biseduar me efektivë policie gjatë një aksioni.
“Kur isha në Rrjoll, rrëzuam rrjetat. Pyeta policët se nga ishin. Ata ishin nga zonat aty. Kur më pyetën mua se nga isha, u thashë se jetoj në Firence prej 32 vitesh, por me origjinë jam nga Skrapari. Kam ardhur të mbroj trojet tona”, deklaroi ai.
