Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Liqenit Artificial, në kuadër të protestës së 67-të kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur një sërë thirrjesh, mes të cilave: “Shqipëria meriton revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa përsërisin kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në realizimin e kërkesave të tyre.
