Një video e kryeministrit Edi Rama e periudhës kur ai ishte në opozitë ka nisur të qarkullojë në rrjet dhe duket gati si një video që ka parashikuar atë që do të ndodhte me protestat e “Revolucionit Flamingo”, të cilat vijojnë prej 68 ditësh pa ndërprerje.
Në video Rama deklaron se “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë” dhe çudia nuk zgjati 3 ditë, pasi prej mbi dy muajsh mijëra qytetarë kanë zbritur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e tij, të qeverisë, një qeveri teknike 12-mujore dhe hetimin e politikanëve të korruptuar. Nën motot “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” tashmë kjo protestë ka kapërcyer kauzën fillestare që nisi në Zvërnec dhe është kthyer në një agora ku artikulohen problematikat socio-ekonomike të vendit.
