Një turist gjerman ka rrëshqitur në një pjesë të thepisur të terrenit në zonën e Habilajt, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Zona ku ndodhet turisti është e vështirë për t’u aksesuar, pasi ka shkurre dhe ferra të dendura dhe nuk ka rrugë kalimi.
Efektivët kanë nisur punën për hapjen e një hapësire që do të mundësojë zbritjen me litar dhe nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë.
