Qytetarët protestojnë sërish edhe ditën e sotme duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një problem shëndetësor me të cilën vuan, ndërsa ka denoncuar për gazetarin Osman Stafa mungesën e ilaçit për sëmundjen me të cilën përballet. Përveç kësaj ai ka denoncuar edhe çmimet e larta, duke treguar edhe faturën, për të njëjtin ilaç të cilin në Kosovë e merr me një çmim më të lirë se në Shqipëri.
“Kam 4 muaj pa marrë ilaçe. Vuaj nga sëmundja e gjakut. Të paktën 5 herë kam qenë në Shëndetësi dhe asnjë zgjidhje. Edhe te Fondi jam interesuar, u takova me nëndrejtorin dhe prapë asnjë zgjidhje. Ilaçet që i marrim nëpërmjet shokëve, në Itali me 50 euro, Greqi me 50 euro, kurse këtu rreth 200 milek. Për katër muaj i marr ilaçet në Kosovë me këtë çmim. Erdha këtu se më erdhi në maj të hundës, nuk kisha kur të shkoja më. 230 mijë lek kam pensionin, ndërsa ilaçet janë 215 mijë lek”, tha ai.
