Një qytetar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, duke komentuar një deklaratë të mëparshme të tij lidhur me mikpritjen shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi tha se Shqipëria është vend i mikpritjes, por jo vend për ata që, sipas tij, dëmtojnë interesat e qytetarëve.

“Ky zoti tha: ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’. Unë i them se Shqipëria është vërtet e Zotit dhe e mikut, por jo e djallit dhe e armikut”, u shpreh ai.

Më tej, qytetari u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që, sipas tij, të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

“Amerika dhe SHBA t’i kërkojnë dorëheqjen këtij dhe të mos lejojnë që të tallet me popullin”, deklaroi protestuesi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: