Mbahet sot protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Për 68 ditë shqiptarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegocieshme të Ramës.

Një qytetare në këtë proteste ka bërë thirrje që qytetarët të luftojnë dhe protestojnë për të drejtat e tyre.

“Vriteni frikën dhe ejani të kërkoni të drejtat. Është e tmerrshme që në 2026 të kërkojmë ujë, drita, dhe më skandaloze të jemi këtu për shëndetësi është e turpshme. Edhe sa duhet të vuajnë shqiptarët…Ne jemi popull qëndrestar dhe ky është mësimi më i madh që i kemi dhënë për 35 vite këtyre palaçove…Oj zonja Marigo, e bëri dobiçin nëna dhe donte të na e hidhte në derë…Zonja Marigoo, ajo që na thoshte të heqin prizën e karikuesit se harxhon energji…Duan të na bëjnë dhe budallenj…Zonja Marigo jetë herë seria e dytë nuk të funksionoi…se herën e parë ta hoqën gratë e fshatit jastëkun, por herën e dytë ta hoqi ky shesh”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb