TIRANË – Protesta qytetare, skandali i Belinda Ballukut dhe roli i opozitës, kanë qenë në fokus të diskutimeve mbrëmjen e sotme në emisionin “Prime News24” në News24.

Diskutimi në studio u zhvillua në një kohë kur protesta qytetare vijon prej 124 ditësh.

Gjatë intervistës në studio, Gazment Bardhi tha se pozita e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku është rënduar dhe se sipas tij kreu i SPAK Klodian Braho ka kompetencë për të dërguar në Kuvend kërkesë, por ende nuk e ka bërë.

“Tetë herë zonja Balluku dyshohet nga prokurori se ka shkelur ligjin për pabarazi në tenderë, i janë zbuluar dy vila , i ka përfituar si veprime korruptive për tenderë të përfituara nga biznesmenë. Dhe kur rëndohet akuza nga ajo që kishte masën e parë dhe të thuash se meqë u bënë gjashtë raste, unë kam nevojë të hiqet imuniteti i saj, dhe disa muaj më vonë  jo vetëm të mos veprohet, por edhe të humbësh besimin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb