Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur të enjten në mbrëmje zonën Jaramana, në periferi të Damaskut, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas mediave shtetërore siriane, një pajisje shpërthyese shpërtheu brenda një minibusi pasagjerësh, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.
Televizioni shtetëror sirian “Al-Ikhbariya” raportoi fillimisht për shpërthimin në mjet, por pa dhënë detaje mbi numrin e viktimave apo rrethanat e ngjarjes.
Deri në momentin e raportimit, autoritetet siriane nuk kishin publikuar një deklaratë zyrtare dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar autoritetet shëndetësore, bëri të ditur se dy persona humbën jetën dhe 13 të tjerë morën plagë nga shpërthimi.
Në vendngjarje kanë vijuar operacionet e kërkimit dhe hetimit nga ekipet e emergjencës, forcat e Mbrojtjes Civile, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane dhe specialistë të mjekësisë ligjore. Minibusi i dëmtuar është larguar nga zona me vinç, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve teknike që do të ndihmojnë në zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
🚨 #Jaramana | #Update: Media sources report that at least three people have been killed and dozens injured after IED detonated on a passenger bus in Jaramana, a predominantly Druze and Christian area of #Damascus. https://t.co/51elUl7bnb pic.twitter.com/q92e3FkfHq
— Syria Justice Archive (@SyJusticeArc) August 6, 2026
