Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ekonomia e Rusisë është më e madhja në Evropë, duke pretenduar se sanksionet perëndimore po shkaktojnë pasoja ekonomike edhe për vetë vendet që i kanë vendosur ato.
Gjatë fjalimit në takimin e drejtuesve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po zhvillohet në Shenzhen, Kinë, Putin kritikoi politikat ekonomike të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, BE-ja nuk ka arritur të përshtatet me humbjen e tregut rus dhe të burimeve të lira energjetike nga Rusia.
Kreu i Kremlinit argumentoi se kjo situatë ka ndikuar negativisht në pozicionin dhe potencialin ekonomik të vendeve evropiane.
